Lui$a (Luisa Boshnjaku), është një artiste performuese, kompozitore dhe producente e lindur në New York, Long Island, nga prindër muzikantë.

Lui$a filloi të postojë Covers në Youtube që nga viti 2014. Në vitin 2017, ajo filloi të postojë instrumentale në Soundcloud, ato ishin kryesisht të frymëzuara nga muzika Trip-Hop dhe EDM. Gjatë viteve të adoleshencës, Lui$a u fokusua në eksperimentimin e tingullit të saj duke shtuar elemente pop në këngët e saja të orientuara nga Soul dhe R&B. 

Muzika e Lui$a’s frymëzohet nga një sërë artistësh nga zhanre të ndryshme të muzikës si: Jun Fukamachi, A$AP Rocky, A Tribe Called Quest & Rina Sawayama, secili prej këtyre artistëve duke shfaqur një stil të ndryshëm dhe unik.

EP-ja e saj debutuese “Limelight” u publikua më vonë në vitin 2021. Këngët në EP-në e saj janë të gjitha të shkruara nga Lui$a si dhe të kompozuara nga vetë Lui$a me babain e saj, Florent Boshnjakun.

Muzika e Lui$a’s është një përzierje e shumë zhanreve si r&b bashkëkohor, dance-pop, funk dhe soul, e cila është e ndikuar shumë nga jeta urbane e Kosovës dhe e Nju Jorkut. Duke kombinuar të dyja këto kultura, Lui$a paraqet një stil modern dhe të larmishëm, i cili mund të shfaqet në këngët e saja. 

Publikimi i saj “Limelight: Into the Cyber ​​Space” është një projekt vizual i përbërë nga pesë këngë të marra nga EP-ja e fundit e Lui$a’s, “Limelight”, kurse regjisori i projektit vizual është Valon Aziri.