“Herën e parë” titullohet një nga prurjet më të reja të kësaj javë në “The Top List”, një këngë kënduar nga Klea, e cila renditet në vendin e 64-t.
Po kush është Klea?
Klea është një këngëtare e re në fushën e muzikës, e cila premton shumë. Klea ka rrëfyer për “Top Awards” se ka nisur të këndojë që në moshë të vogël, ekzaktësisht kur ishte në klasën e parë, ku performonte nëpër koncerte të vogla në qytetin e saj të lindjes në Elbasan.
Klea, e cila është në vitin e dytë në gjimnaz, ka zbuluar më tej se këndonte gjatë gjithë kohës në shtëpinë e saj dhe nisur nga kjo, mamaja vendosi ta dërgonte tek një profesor muzikë për të parë aftësitë e saj.
Klea vendosi të publikonte projektin e saj të parë profesional pikërisht tani, që është 17-vjeç.
“Gjithmonë kam patur qejf të merrem me muzikë dhe ta vazhdoja këtë rrugë por prita momentin e duhur për të dalë në treg dhe erdha pikërisht me “Herën e Par딓, shton Klea.
E pyetur nëse muzikën e sheh si pasion apo profesion, Klea është përgjigjur që momentalisht e konsideron si profesion por që shpreson të kthehet në profesion.
Por çdo të thotë për Klean të jetë pjesë e “The Top List”?
“Kënga ka vetëm një javë që ka dalë dhe normalisht që jam e kënaqur dhe është një arritje e madhe për mua të gjendem në vendin e 64-t, mes gjithë atyre artistëve të famshëm. Gjithashtu është një stimul për mua për të vazhduar më tej me muzikën“, përfundon këngëtarja 17-vjeçare.