Programi maratonë ditën e fundit të vitit, rikthehet sërish në Top Albania Radio. Ashtu siç është traditë tanimë, do të njihemi me këngët më të mira të vitit 2023. Dhe ndoshta ajo që ka më shumë rëndësi për ne dhe duke i pasur më afër, janë këngët shqiptare. Ndërsa viti po mbyllet, Top Albania Radio me krenari prezanton pranë jush koleksionin  të këngëve  që kanë përcaktuar skenën shqiptare të muzikës në vitin 2023.

Ne krye të kësaj liste qëndron ”Me ty” nga Luiz Ejlli, e kush tjetër? Fenomeni dhe fituesi i ”Big Brother VIP 2” që theu rekorde në të gjitha platformat. Ishte pikërisht kënga që Luizi i dedikoi Kiarës teksa ishte brenda mureve të shtëpisë më të famshme në vend, që emocionoi jo vetëm Kiarën por shumë shqiptarë në shtëpitë e tyre. Nërkohë një tjetër këngë që u këndua gjatë spektaklit të “BBVIP” por jashtë mureve të shtëpisë, ishte ”Si na” nga Elvana Gjata.

Një këngë mjaft emocionuse sjellur nga artistja e cila ndoshta pati një ndër vitet më të rëndësishme të karrierës së saj, me momentin kulminant i cili ishte koncerit i saj në stadiumin ”Air Albania” që mblodhi mijëra të pranishëm për të ndjekur artisten teksa performonte live hitet e saj më të mira. E kur flasim për hite sigurisht që nuk mund të mungojë Yll Limani. ”Për kon je zbukuru” renditet në vendin e pestë të kësaj liste, ku në dy muaj klipi i kësaj kënge numëron plot 6 milion klikime në YouTube. Do të njiheni me 50 këngët shqiptare më të mira të këtij viti që po lëmë pas dalëngadalë, ato që na shoqëruan në çdo hap, dimër e verë, të trishtuar apo të lumtur… Shijojini!

  1. Luiz Ejlli – Me Ty
  2. Romeo Veshaj x Ledri Vula – E Keni Dit
  3. Elvana Gjata – Si Na
  4. Alban Skenderaj – Mbretër pa kurorë
  5. Yll Limani – Për kon je zbukuru
  6. Fifi ft. Ermal Fejzullahu- Trendafil Blu
  7. Luiz Ejlli – Përjetësisht
  8. Denk x Noizy – Andërr
  9. Luiz Ejlli – Pa ty
  10. Sardi & Marsela Cibukaj – Deti
  11. Kejsi Tola – All Night
  12. Donald – Nuk Je
  13. Jericho – Ali Pasha i Janinës
  14. Elhaida Dani – Vetja
  15. Armaldo Kllogjeri – Ta Dije
  16. Offchestra – Dimëroj
  17. Aurela Gaçe – Unike
  18. Capital T x EAZ x Rina Balaj – Dirty Move
  19. Ardit Çuni – Leje
  20. Pirro Çako – Shpirt
  21. Diona Fona ft. Art – Dimër
  22. Elai – Krenari
  23. Gjon’s Tears – Midnight in Paris
  24. Ronela Hajati – TQR
  25. Dren Abazi- Ndoshta
  26. Anxhela Peristeri x G-Bani – Të Dua
  27. Semi Jaupaj – Lova
  28. La Fazani – Gjemi do pare
  29. David Dreshaj – Alkool
  30. Besa – Tiki Tiki
  31. Albora – Hala
  32. Olimpia – SMR
  33. Dafina Zeqiri ft. Elgit Doda – Si Mua
  34. Agon Amiga x Lyrical Son – Kaluese
  35. Gigliola Haveriku – Dy Fjalë
  36. Semi Jaupaj – Autostradë
  37. Klea Huta – 4
  38. Mozzik – Daddy
  39. Vlashent Sata – Me Dasht
  40. Alban Skënderaj – Obsesion
  41. Luiz Ejlli X Donald Veshaj – 2 Shotsa
  42. Ledri Vula – Paranormal
  43. Vedat Ademi x Klejti Mahmutaj – E dua
  44. Klajvert ft. Lorenc Hasrama – Luj Luj
  45. Luiz Ejlli – Frymë
  46. Yll Limani – Ulu
  47. Elvana Gjata – Synin
  48. Fifi – Nale
  49. Capital T – Malli Mka Marr
  50. Luiz Ejlli – Amanet