Jon Ajdini është një kantautor 21-vjeçar nga Shkupi, i cili jeton në Amerikë.

Joni, i cili luan gjithashtu edhe kitarë, ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, të titulluar “Më lër të të shoh”.

Ky projekt muzikor, i cili shënon edhe fillimin e karrierës së Jonit në fushën e muzikës, është një nga hyrjet më të reja të klasifikimit të “The Top List”. Falë sugjerimeve të publikut, kjo këngë për këtë javë renditet në vendin e 45-të. Kjo këngë është prodhuar gjithashtu edhe në versionin anglisht.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Joni ka zbuluar se “Më lër të të shoh” do të pasohet nga disa projekte të tjera muzikore, të cilat priten të publikohen brenda këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=AJZPN3ylAlk