Si një ndër mbështetësit më të mëdha të artistëve të rinj, Top Awards këtë javë ka vendosur të sjellë në qendër të vëmendjes një artiste e re, e cila sapo ka bërë debutimin e saj të parë muzikor dhe që sigurisht ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Po flasim për Jasmin, të cilën në këtë shkrim dëshirojmë ta quajmë Janis Joplin shqiptar, e cila duket si rimishërimi i artistes me famë botërore.
“The Red Head” titullohet debutimi i saj muzikor, i cili është krijuar nga ajo në bashkëpunim me “BULZA ENTERTAINMENT”.
Për të gjithë ju që nuk e njihni, më poshtë do të gjeni një intervistë të shkurtër të këngëtares më të re në tregun muzikor shqiptar.
TA: Kush është Jasmin për të gjithë ata që nuk e njohin?
Jasmin: Një vajzë ëndërrimtare që shpreh botën e saj të brendshme tek të tjerët nëpërmjet muzikës, artit etj.
TA: Eshtë ky debutimi juaj i parë muzikor?
Jasmin: Po, por do ketë edhe shumë të tjera.
TA: Cfarë zhanri muzikor i përket kjo këngë?
Jasmin: Zhanri Indie i përafrohet më shumë por dua ta kem muzikën të palabelizuar nga zhanerat e përgjithshme, dua thjesht që muzika ime të më reflektojë mua.
TA: Frymëzoheni nga muzika e Janis Joplin?
Jasmin: Kohët e fundit e kam zbuluar këtë artiste sepse shume njerëz më kanë thënë që i ngjaj shumë si stil muzikor sepse është muzikë natyrale dhe këtë po aspiroj të jem.