Ibro Deli u lind më 05.02.1998 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vitin 2016 Ibro është zgjedhur nga revista italiane “Style Leaked” për stilin unik të tij, saktësisht si një nga pesë meshkujt e Evropës që ka stilin më interesant të syzeve. Ndërsa, nga revista amerikane “The Via Magazine” ai u komentua për fotot artistike duke e veçuar nga artistët tjerë shqiptarë.
Jo vetëm stili i tij ka qenë i vlerësuar ndërkombëtarisht. Revistat e njohura e kanë cilësuar atë si një nga artistët që do të sjell një frymë të re të muzikës në Ballkan. Ky konkludim erdhi pasi me 2017, Ibro publikoi videoklipin “Mos E Nal” me të cilën bëri bujë pikërisht për shkak të risive që ka sjellë. Ky projekt muzikor shënon rrugëtimin e ri për të, e që është depërtimi në industrinë muzikore.
Kënga “Mos e Nal” është kënga e parë nga një artist shqiptar që arriti të depërtoj në vendet aziatike. “Mos e Nal” arriti të futet në TOP 10 në toplistat e Kinës dhe pjesë e “YANDEX” në Rusi për shkak të klipit, ku artisti doli me një veshje shumë të veçantë që ngjante me ato aziatike. Projekti nuk gjendet më në platformat online për arsye të panjohura. Po ashtu, vlen të theksohet se revista londineze “The London Tree” ka shkruar një artikull të plot rreth artistit nga Kosova. Së fundi artisti ka sjell projekte të reja duke shfaqur visionin e tij artistik si “GATI”, “BASS”, “Tarabuk”, “HINI” dhe “Sonata”. Kjo e fundit e ka renditur artistin në vend të 89-të të klasifikimit në “The Top List”.