Një ndër hyrjet më të reja të kësaj është Azra dhe kënga e saj “Ka je”. Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo artiste e re t’i bashkangjitet klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Azra, jo vetëm është futur në klasifikim, por mbështetja e publikut e ka pozicionuar këngëtaren menjëherë në vendin e 39-të.
“Ka je” është projekti i dytë i Azra, e cila ka vetëm pak kohë që ka bërë debutimin e saj muzikor.
Për këtë prurje të re muzikore, Azra ka bashkëpunar “BIGDEAL RECORDS”, ndërsa teksti dhe melodia është punuar nga vetë ajo.
Momentalisht Azra gjendet nën menaxhimin e Shqipdon Rexhepi.
Po kush është Azra?
Azra Bunjaku, e cila në art ka zgjedhur të prezantohet thjesht Azra, është një talent i ri në muzikë, e cila premton shumë.
E lindur në Prishtinë por që prej vitesh jeton në Francë, Azra ka bërë debutimin e saj në tregun muzikor shqiptar, në vitin 2020-të, me këngën “Pa ty”.
Brenda një periudhe të shkurtër, Azra prezantoi projektin e saj të dytë muzikor, “Ka je”, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, madje duke u bërë pjesë e një prej klasifikimeve muzikore më të rëndësishme në vend, “The Top List”.