Eda është një artiste e re, e cila ka sjellë projektin e saj “Një jetë”. Kjo është kënga e saj e parë, por nuk është hera e parë që e shohim artisten në industrinë muzikore. Ajo shumë herë ka bërë “covers” të këngëve të ndryshme dhe ka qenë mjaft e suksesshme në rrjetet sociale, sidomos në platformën e kanalit të saj në YouTube.

Eda Sejdiu është një muzikante e re në tregun shqiptar e me pasion per këndim dhe shkrimin e këngëve. E lindur në Zvicër dhe e rritur në një familje muzikore, ajo ka pasur gjithmonë një lidhje me muzikën dhe një dëshirë për të ndjekur një karrierë në industri.

Në Zvicër, ndoqi ëndrrrën dhe gjeti zërin e saj si këngëtare. Pavarësisht se u përball me pengesa në gjetjen e mundësive për të performuar ose për te gjetur lidhjen e duhur në industrinë muzikore, ajo nuk e humbi kurrë dëshirën për t’u bërë një këngëtare.

Tani me këngen e parë e gjeti veten e saj. Kënga quhet “Një Jetë” dhe është një projekt i punuar me shumë dashuri edhe kënaqësi, nga ajo dhe bashkëpunëtorët e saj. Një projekt që i dha energji dhe motivim per të vazhduar me muzikën e saj.