Lannex dhe Erina janë dy artistë të rinj që i janë bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Kënga e tyre e re titullohet “I saj” dhe renditet në vend të 100-të. Por le të njihemi pak më shumë me Erinën dhe Lannex…
Hekuran Mazreku, i lindur më 19 tetor 1998 në Malishevë, i njohur për të gjithë publikun si Lannex, është një këngëtar nga Malisheva, Kosova i cili jeton dhe vepron në Lyon të Francës.
Lannex ka vite qe merret me shkrimin e këngëve dhe publikimin e tyre të cilat i sollën suksese dhe u bë i njohur si këngëtar me këngë dashurie e disa edhe ritmike. Disa nga këngët e tij më të njohura janë “Trëndafili jem”, “Pa ndjenja”, “Shum andrra”, “T’kom dasht”, “Pse”, “A të mungoj”, “Më vret malli”, etj.
Erina ka lindur më 1999, në Kosovë. Ka përfunduar shkollën fillore, të mesme si dhe fakultetin e muzikës. Ajo ka filluar me muzikë si fëmijë duke marrë pjesë në festivale të ndryshme, me këndim po gjithashtu edhe me flautë, instrument i cili ishte primar i shkollës së mesme e të lartë të saj.
Dëshira për të studiuar muzikën deri në hapat e fundit mundësoi për artisten që të profesionalizonte dhe ta përvetësonte atë në çdo aspekt. Studimet i përfundoi në qytetin e Prishtinës në degën “Muzikologji”.
Pavarësisht kohës së shkollimit, Erina që nga viti 2016 filloi që fokusin e saj ta përkushtojë tek projektet e saj personale. Kjo ishte një periudhë ku artistja ishte zhvilluar muzikalisht edhe më shumë. Duke punuar për 5 vite rresht, ajo në vitin 2021 u shfaq për herë të parë në skenë, duke filluar karrieren e saj.