Arta Kabashi, edhe pse momentalisht po shijon eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Albania 3”, ka sjellë këngën e saj më të re. “Inshallah” është projekti që erdhi në bashkëpunim me Anso dhe që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Ky bashkëpunim sjell për herë të parë në Top Awards, Anso-n. Cili është ky artist? Le të njihemi me të…

ANSO (Besart Rekaj, lindur më 4 shtator 1995) është një producent muzikor shqiptar, nga Ferizaj. Karriera muzikore e Anso filloi në fillim të vitit 2019, profesionalisht. Anso ka publikuar shumë projekte muzikore si remixe me artistë shumë të njohur shqiptarë si Butrint Imeri, Numen, Capital T, Dafina Zeqiri etj.

Anso ka publikuar edhe shumë projekte të tjera muzikore në bashkëpunim me shumë këngëtarë të rinj shqiptarë të cilët janë dëshmuar të jenë mjaft të suksesshëm ku shumë nga këto projekte janë lançuar në kanalet YouTube, një prej tyre më i njohur “Pendohem”.