Bletapërtace nuk ndal së na surprizuari me projektet e tij të reja. Një tjetër këngë e sjell atë sërish në klasifikimin e kësaj jave.
Pas “Pllazh” dhe “Batman”, tani Bletapërtace vjen me një bashkëpunim. Këtë herë ai bashkon forcat me 6AM në “Team Up”, që bëhet dhe projekti që e sjell këtë të fundit për herë të parë në Top Awards.
Një bashkëpunim plot energji dhe ritëm, “Team Up” sjell atmosferën e muzikës urbane në qendër të vëmendjes. Bletapertace dhe 6AM kombinojnë stilet e tyre duke krijuar një këngë dinamike, ku mesazhi i unitetit dhe fuqisë së bashkëpunimit shfaqet qartë.
Teksti është i drejtpërdrejtë, ndërsa beat-i e bën këngën tërheqëse për çdo playlist moderne. Por kush është 6AM?
6 AM është një artist dhe producent shqiptar. 6 AM ka prodhuar për artistë si Lil Tjay, Kaash Paige etj. dhe gjithashtu po punon me producentët më të mëdhenj në botë. Prodhimi i tij i parë muzikor, u publikua në vitin 2024 dhe mban titullin “make a vibe”. Ndër projektet e tij më të suksesshme përmendim “Steady”, “Gyali”, “Five star” apo “Kick it again”. Bashkëpunimi i tij me bletapërtace, “Team up”, e sjell atë për herë të parë në “The Top List”.