Agim Llapashtica i njohur me emrin artistik Gima ka sjell këngën e fundit “Nur” këngë që hyn këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt muzikor shënon një hap tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Gimës, i cili prej vitesh ka ndërtuar një stil unik dhe të dallueshëm në muzikën moderne shqiptare.

“Nur”, një kompozim origjinal që mbart ndjenja të thella dhe një mesazh universalisht njerëzor. Pas suksesit të versionit në gjermanisht, Gima sjell për herë të parë versionin shqip, një përjetim muzikor që bashkon emocionin, melodinë dhe fjalën shqipe në mënyrën më të bukur. Ky videoklip është një ftesë për të ndalur për një çast dhe për t’u zhytur në botën e tingujve dhe ndjenjave që vetem arti i vërtetë mund të zgjojë.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë këngëtari, në bashkëpunim edhe me poeten Pem’za Peso, kurse muzikën e kësaj kënge e ka realizuar vetë Gima. 

Me “Nur”, Gima dëshmon edhe njëherë se është një artist që di të përshtatet me kohën, por pa humbur autenticitetin dhe frymën e tij artistike. Kënga pritet të jetë një nga projektet më të pëlqyera të këtij sezoni, duke u mirëpritur ngrohtësisht nga fansat dhe publiku që e vlerëson për origjinalitetin dhe shpirtin e tij krijues.