Jemi në javën e 151-të të klasfikimit të “The Top List” dhe kjo javë ka ardhur me surpriza sa i përket renditjes së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Falë votave nga ana e publikut, shumë projekte muzikore janë ngjitur sa më në majë të klasifikimit, krahasuar me javën e kaluar.
Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione nga java e kaluar është bashkëpunimi i dy vëllezërve të njohur, Mozzik dhe Getinjo. Projekti i tyre muzikor, i cili është bërë pjesë e listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dy javë më parë, falë votave të fansave, për këtë javë është ngjitur me 78 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 22-të.
Ndërkohë që javën e kaluar “Bomba” u diskutua si një ndër debutimet më të dobëta të Capital T, fansat nuk kanë zhgënjyer as këtë herë, duke e ngjitur këtë këngë me 51 pozicione nga java e kaluar. Falë votave të tyre, kënga për këtë javë ka zënë vendin e 35-të.
“Kush?” e Butrint Imerit për këë javë ka zënë vendin e dytë. Në këtë projekt muzikor, artisti ka zgjedhur të vijë paksa ndryshe sa i përket klipit të tij, i cili kthehet pas në kohën e mesjetës. Fansat e kanë mirëpritur këtë projekt duke e votuar dhe ngjitur me 41 pozicione nga java e kaluar.
Mungesa e Besës në tregun muzikor është ndjerë shumë nga fansat e artistes dhe këtë e vërtetojnë më së miri votat e fansave, të cilat e kanë ngjitur “Amor” me 40 pozicione, duke e renditur në vendin e 28-të.
Edhe pse është kënga e saj e parë, Almeda dhe projekti i saj “Alabama” janë mirëpritur nga publiku shqiptar, i cili e ka ngjitur këngën me 37 vende, duke e pozicionuar në vendin e 53-të.