Shpat Deda është një nga artistët më të talentuar dhe me zërin më të veçantë. Ai ka ditur gjithmonë se si të bëjë diferencën në tregun muzikor shqiptar dhe t’i dhurojë publikut shumë emocione me krijimet e tij.
Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu duke përcjellë tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë. E duket se surprizat dhe sukseset e tij nuk kanë të sosur.
Së fundmi ai ka finalizuar një seri koncertesh që prej kohësh kishte dashur të realizojë në Kosovë. Publiku ka pasur kënaqësinë të dëgjojë këngët e tij të performuara në një program të veçantë.
Dhe një sukses tjetër e ka pasuar edhe në klasifikimin e ”The Top List”. Shpati ka arritur që për këtë javë të renditet në Top 5 me dy nga projektet e tij.
“T’huj” e ka pozicionuar atë në vend të katërt dhe menjëherë pas kësaj në vend të pestë renditet bashkëpunimi i tij me Edona Vatocin, ”Terr”. Me këto ritme nuk është aspak çudi që Shpati të vazhdojë rritjen deri në krye të klasifikimit.