Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Xhensila përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me 1.8 milionë ndjekësit foton e parë me të birin, ku shfaqet dora e saj dhe të së voglit.

11/11 11:11 Am AMEN! Çfarë rrugëtimi kemi pasur të dy së bashku në 9 muaj biri im… Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde, e une mora forcë vetëm nga ti. Që tani e shikoj madhështinë tënde biri im. Misioni më i bukur i jetës sime është lumturia jote dhe e motrës tënde. Lutja ime për Ajkën dhe ty është t’i keni duart e bashkuara gjithë jetën, të frymëzoni zemrat e njerëzve si motra dhe vëllai më i mirë për njëri-tjetrin.Të rritesh i fortë në shpirt biri im, paç vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit.
Amen…