Nëse dy javët e fundit të klasifikimit kanë gjetur në krye të listës Lil Koli-n me këngën “Me Grupin”, java e fundit e këtij viti renditi “Dhuratën” e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit si dhuratën tonë të ndërrimit të viteve.
Javën e kaluar prurja e çiftit renditej në vendin e 4-t kurse kjo javë e gjen triumfuese ndërkohë që “Me Grupin” ka zbritur në vend të 2-të.
Projekti më i ri i Dafina Zeqirit “Ti e din” e cila ka vetëm pak ditë që është bërë publike menjëherë është renditur në 5-shen më të mirë. Më në fund këngëtarja e famshme u rikthye me një këngë shqip e cila u vlerësua edhe nga publiku, momentalisht ajo renditet në vendin e 3-të.
Në vend të 4-të për këtë javë është Butrint Imeri me “Xhanem” i cili është ngritur me 50 pozicione nga java e kaluar ndërsa Dhurata Dora me “Kesh Kesh” e ka ruajtur të sajin.
Gjithashtu kjo javë vjen edhe me 6 hyrje të reja me të cilat do të njiheni ne ditët në vijim.