“The Top List” vjen më një sërë ndryshimesh këtë javë ku hiti i padiskutueshëm i Butrint Imerit, “Xhanem” i rrëmbeu vendin e parë këngës së Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, “Dhurata” e cila për këtë javë është në vendin e 3-të.
“Xhanem” ka 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira të muzikës moderne shqiptare dhe votat e publikut e kanë ngritur në vendet më të mira derisa rrëmbeu kreun.
Prurja në gjuhën shqipe e Duffy’e është ngritur me një pozicion nga java e kaluar duke u renditur e dyta ndërkohë që Lil Koli “Me Grupin” ka ndryshuar pozicion duke zënë vendin e 13-të.
Për këtë javë Kida triumfon me 4 projekte në 10-shen më të nxehtë. Në vend të 4-t është bashkëpunimi i saj me Fero, “Harroj”, ndërsa “Pe du”, “Kce” dhe “Don’t Say No More” janë përkatësisht në vend të 6-të, 7-të dhe 8-të.
Rreth 16 projekte muzikore janë ngritur me pozicione këtë javë ndërsa dy hyrjet më të reja janë; West Side Family me “Beso” dhe Ledri Vula me “1 Janari”.