Sergio HD, i njohur për publikun nga pjesëmarrja e tij në “The Voice”, ka disa javë që ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm për publikun.

Sergio HD ka bashkuar fuqitë me reperin LuiDaVillian, me origjinë shqiptare por i rritur në Kaliforni, për të sjellë këngën me titull “My Drug”.

Ky projekt muzikor ka rreth 6 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë është ngjitur me 7 pozicione.

Me një klip mjaft veror dhe muzikë ritmike, “My Drug” pritet të jetë një ndër shoqëruesit më të mirë të kësaj vere.

Ndërkohë që është duke shijuar këtë sukses, Sergio, i cili momentalisht punon si instrumentist, ka treguar në një intervistë për “Top Awards” se projekti tjetër është gati dhe pritet të publikohet së shpejti.