I ftuar në studion e “Top Fare” në Top Albania Radio, ka qenë artisti i njohur Erik Lloshi. Ai ka sjellë ndërmend disa nga hitet e tij më të mira ndër vite, si dhe duke u ndalur tek tregu muzikor sot…

Çfarë të sjell ndërmend kur dëgjon sot hitin tënd “Ajo është ajo”?

Të gjitha baladat në atë kohë kanë dalë nga studio e Flori Mumajesit. Ishte koha kur ngrinim vetëm kupa. Ka qenë një kohë shumë e bukur, sepse fitonte vërtet ai që donte publiku. Kur këndoje në Pallatin e Kongreseve dhe publiku çohej në këmbë, ka qenë diçka shumë e bukur.

Si e sheh tregun muzikor sot?

Shoh një tendencë të producentëve, të artistëve, të këngëtarëve, që mundohen të bëhen shumë anglezë, amerikanë. Muzika italiane është muzikë italiane, muzika greke është muzikë greke, muzika shqiptare duhet të jetë muzikë shqiptare, nuk ka pse të miksohet. Nuk ke pse përshtatesh për të marrë diçka nga jashtë, kur mund të marrësh diçka nga veriu dhe nga jugu për ta bërë bashkë.

Çfarë vjen së shpejti në muzikë nga ti?

Kam këngën në bashkëpunim me Shpat Kasapin, që dua ta nxjerr. Kam dhe një këngë pezull në studio.