Erik Lloshi vjen për herë të parë të parë në klasifikimin e javës së ”The Top List”. Ishte bashkëpunimi i tij me G-Bani, ”E amël asht” që e sjell atë në mesin e artistëve të Top Awards. Me një karrierë të gjatë artistike e me shumë hite, tani Erik Lloshi do të jetë një pjesë e pandarë e jona.

Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Erik ka studiuar në Akademinë e Arteve, dega Kanto dhe aktualisht jep leksione për muzikën e lehtë. Në vitin 2009, klipi “E di”, u nominua “Best Video from Albania” në “Balkanica Music Awards”. Në “Kënga Magjike”, ai shënon 7 pjesëmarrje në këtë festival me shumë trofe. Baladat janë pika e tij e dobët dhe e fortë njëkohësisht. Erik gjithashtu është shpesh i pranishëm nëpër klube të ndryshme të natës. Ai ka marrë pjesë edhe në shumë festivale dhe ka publikuar shumë videoklipe.

Në Maj 2004, ai merr pjesë në Top Fest 1 me këngën “Sa e vështirë të thuash Të Dua”. Në 2005 ai konkurron sërish në Top Fest 2 me “Një fjalë kërkoj”. Pas një viti ai merr pjesë në Top Fest 3 me këngën “Puthja që thërret”.

Në vitin 2009, Erik Lloshi dhe Mariza Ikonomi publikojnë videoklipin “E di” dhe arritën të nominohen në “Best video from Albania” ne “Ballkanica Music Awards”. Në 2010, Erik merr pjesë në Top Fest 7 me këngën “Më vonë do të jetë tepër vonë”. Ndër këngë të tjera mjaft të njohura të tij mund të përmendim “Ajo është ajo”, “Premtimi”, “Njeri tjetër”, “Vetëm kaq”, “Diku të kam parë”, “S’ka si ne”, “S’jam i asaj” e shumë të tjera.