Mr. X rivjen pas një periudhe të gjatë mungese në klasifikimin e “The Top List”. Ndryshe nga herët e kaluara, ku artisti ka bashkëpunuar me Stinen, këtë herë Mr. X vjen me një këngë solo.
“Pa ndjenja” mban titullin projekti i tij në i ri që vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Një këngë më e ndjerë por që i përshtatet më së miri artistit.
Mr. X rikthehet në skenën muzikore me këngën e tij më të re, “Pa Ndjenja”, një projekt që shënon një kapitull më emocional në krijimtarinë e artistit. Kënga vjen si një reflektim i drejtpërdrejtë mbi zbrazëtinë emocionale, zhgënjimin dhe distancimin që lind pas dhimbjes së dashurisë.
Që në dëgjimin e parë, “Pa Ndjenja” krijon një atmosferë që shumë prej jush mund të gjejë veten. Pa rënë në dramatizime të tepërta, Mr. X arrin të përcjellë një ndjesi realiste dhe të prekshme, me të cilën shumë dëgjues mund të identifikohen.
“Pa Ndjenja” tregon një pjekuri të re në stilin e Mr. X. Është e qartë se ai po eksperimenton më shumë me gjendjen shpirtërore dhe më pak me formulat klasike komerciale, duke ndërtuar një identitet më autentik muzikor.