I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë kënëgtari i njohur i rrymës hip-hop, Mr X. Artisti ka disa vite në tregun muzikor shqiptar. Rikujtojmë se më 2014 me pjesëmarrjen e tij në “Top Fest 11” me këngën “Dashuri e Paharruar”.
Si ka qenë 2023 për artistin në lidhje me koncertet e projektet e tij? Çfarë pret ai nga 2024?
Kam kaluar jashtëzakonisht mirë këtë vit. Gjatë gjithë kësaj kohe kam patur plot surpriza. Kam patur festivale e projekte të reja. Në vtin që po vjen tani kam shumë surpriza për dashamirësit e mi.
Mr.X foli gjithashtu rreth karrierës së tij ndër vite, ku specifikoi bashkëpunimet me Stine dhe se si ai e ka mbështetur në rrugëtimin e tij artistik, duke e quajtur gjithashtu si ‘vëllai im i madh’. Ndaj nëse do të zgjidhte të realizonte një projekt muzikor në të ardhmen, ai u shpreh se pa dyshim do ta zgjidhte atë, por gjithashtu edhe Dafina Zeqirin.
I pyetur gjithashtu në lidhje me spektaklin e “Big Brother Vip Albania” dhe nëse do të donte të merrte pjesë, ai u shpreh:
Pak a shumë e kam ndjekur, por jo shumë pasi kam qenë jashtë. Është një fenomen. Mendjen produksionit do t’ja mbushja vetëm me një gjë. Nëse do të futesha, unë do të isha 100% i sigurt se unë do ta fitoja Big Brother-in. Kam një karakter shumë të fortë dhe di të luaj bukur. Me pak fjalë në momentin e parë që ka hyrë, marrim shembull Luizin dhe e përshëndes, isha shumë i bindur në katër ditët e para që e kam ndjekur nga fillimi deri në fund, m’u fiksua shumë që do ta fitonte Luizi. Unë sikur e dija. Besoj se kam një karakter të tillë. Ngjashmërinë e shikoj në mënyrën e zgjuarsisë. Ajo është një lojë që do shumë mendime që ta luash. Për shembull, mua më pëlqeu loja e lules që e kishte vënë Big Brother që ta vadiste çdokush. Atë e mbajti gjallë vetëm Luizin sepse ai e vadiste çdo ditë. Ishte një pjesë që duhet ta kapnin të gjithë lojtarët e tjerë. Më ka pëlqyer shumë edhe Olta. Ka luajtur goxha fort.