Mr. Elvis ka publikuar së fundmi një projekt muzikor mjaft interesant, të dedikuar “Big Brother VIP”. I ftuar në studion e “Wake Up”, ai ka folur më shumë se si lindi kjo këngë dhe jo vetëm…
Si lindi “BBVA”?
Kjo këngë lindi natyrshëm. Si të gjithë shqiptarët që kur fillon “Big Brother”, që oburra ta shikojmë deri në 1-2 të natës. Më lindi si ide, thashë pse jo të bëjmë diçka gazmore, për të qeshur. Fillova ta shkruaja, por mendova se mos “Big Brother” do mbaronte dhe nuk do kisha kohë ta përfundoja. Kur marr përsipër të bëj të tilla tekstesh, i shkruaj shumë shpejt. Ndoshta e kam natyrë që të shkruaj satirë, më vjen natyrshëm. Kam punuar më së shumti natën, kam gjetur atë periudhën 12-2 të natës, me dritë te koka. Natën e parë shkruajta strofën e parë me gjithë refrenin, refrenin duhet ta gjeja patjetër pak ngacmues.
Kush është meme-ja që të ka mbetur në mend këtë edicion?
Mund të përmend mikun tim, Tanin. Tani është djalë kampion dhe një nga miqtë e mi më të vjetër. Tani ka qenë shumë i vërtetë, unë e njoh prej vitesh dhe e di se kush është.
Kënga ka dhe satirë dhe një kritikë të vogël për fenomenin…
Unë jam munduar ta ruaj etikën, mos të futem të ngacmoj njerëz, personazhe, sepse unë i kam të gjithë miq dhe nuk dua të dal i keq tek miqtë e mi, tek artistët që marrin pjesë aty. Jam munduar të luaj me gjërat rrethanore, çelësi, çarçafi, gjëra të përgjithshme, nuk jam marrë me personazhet. Kam dashur ta sjell sa më bukur, sa më fine.
Si po e sheh lojën e Mirit aty brenda, duke qenë se jeni miq dhe kolegë?
Unë për sa e njoh Mirin, për mua është fitues. Më pëlqen më shumë nga të gjithë. Miri më duket më i drejtpërdrejti, më origjinali.
Si e kujton ngjitjen tënde të parë në skenë?
Unë si individ jam shumë origjinal, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në skenë. Nuk kam pasur komplekse, kam qenë shumë i afërt me njerëzit. Unë e kam nisur karrierën në ‘98-‘99, mr një album modest, prej 14 këngësh. Ka qenë një album i titulluar “Korrupsion”. Tek kënga “Vajzat shqiptare”, lindi ideja për të sjellë diçka të bukur, verore. Ka qenë “Top Festi” i parë. Nuk e prisja që do bëhej kaq hit. Është një nga këngët që dëgjohet më së shumti edhe sot, e kam si tip patente, me atë identifikohem.
Si është të jesh një artist sot, me presionin e klikimeve dhe rrjeteve sociale?
Unë mendoj se një këngë nuk mund të shkojë brenda ditës 1 milion klikime, se shqiptarët kanë halle të tjera, nuk rrinë gjithë kohën në YouTube. Janë të blera.