Mozzik dhe Arta janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Bashkëpunimi i tyre “Kom dasht” ka mundur t’i mbijetojë për një kohë të gjatë konkurrencës së prurjeve të reja, duke qëndruar për 16 javë në klasifikimin e “The Top List”.
Gjatë kësaj jave, falë votave të publikut, “Kom Dasht” është ngjitur me 13 pozicione duke u renditur në vendin e 17-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.
Ndërkohë që është tepër i zënë për shkak të koncerteve të tij në trojet shqiptare dhe jashtë saj, Mozzik ka vetëm një muaj që ka nxjerrë në treg këngën e tij me të re, e cila mesa duket nuk ka marrë një vlerësim maksimal nga fansat. Nëse ajo do të jetë pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.