Mirud ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit të “The Top List” por këtë javë, talenti më i ri i muzikës shqiptare, është bërë sërish pjesë e listës me këngën e tij më te re. “Ende te dua” titullohet prurja më e re e Mirud, e cila është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Mirud ka folur për këtë projekt muzikor dhe planet e tij të së ardhmes. Ai gjithashtu ka folur për prapaskenat e videos së tij muzikore.

TA: Sa ka ndryshuar jeta jote në muzikë që nga intervista juaj e fundit?

Mirud: Shumë gjëra kanë ndryshuar. Nuk di as vet nga t’ja filloj. Prej intervistës së fundit që unë kam bërë me ju, muzika ime dhe ndjekësit e mi janë rritur edhe më shumë dhe nganjëherë ndalem dhe nuk mund të besoj se të gjitha këto gjëra po më ndodhin mua. Eshtë një gjë për njerëzit në Shqipëri e Kosovë, të njohin por të marrësh mesazhe nga Belgjika, Norvergjia edhe Taiwan është diçka që unë kurrë nuk e kam pritur. Të eci nëpër rrugët e New York-ut dhe njerëzit të njohin, është një ëndërr e bërë realitet për mua.

TA: Mendoni se promovimi nga ana e “Top Awards” ju ka ndihmuar sadopak në karrierën tuaj?

Mirud: “Top Awards” gjithmonë më ka mbështetur mua prej fillimit të karrierës sime sidomos në Kosovë dhe Shqiperi. Unë kam tre këngë që kam publikuar atje dhe të gjitha ka qënë pjesë e “Top Awards”. Shumë prej admiruesëve të mi që sot i kam, janë ata të cilët për herën e parë më kanë ndjekur në “Top Awards” dhe normalisht që prezenca ime në këtë format më ka ndihmuar shumë sa i përket projekteve të mia.

TA: Si lindi ideja për “Ende të dua” dhe pse ky titull? Për çfarë flet kënga?

Mirud: Kënga ka lindur fillimisht me një demo shumë të thjeshtë e inçizuar me telefon dhe ishte vetëm zëri i bukur i Elhaida Danit dhe piano. Ajo këndonte vetëm pjesën e parë, pastaj aq shumë më pëlqeu dhe e luta që atë këngë të ma dhuronte mua sepse kënga më preku shumë dhe e lidha me ndjenjat e mia. Pastaj une punova dhe shkrova pjesën e dytë të këngës dhe fillova kompozimin e këngës. Gjithmonë gjatë punimit të këngëve, unë mundohem të jem pjesë e kompozimit. Kënga bën fjalë për një marrëdhënie te cilën e ke humbur për një gabim qe e ke bërë por edhe pse ato gabime janë falur, marrëdhënia nuk është më e njëjtë. Diçka brenda është thyer dhe për këtë arsye në tekst këndoj: “Me do? Me Do? Kam nevoj te di ku jam une ku je ti?.

TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Mirud: Për tekstin është kujdesur Elhaida Dani dhe unë. Muzikën e ka bërë Florent Boshnjaku, Mantra dhe Mason Levy, i cili ka bërë edhe këngën “Sorry” të Justin Bieber. Klipi është xhiruar në New York kur pas xhirimeve, përfundova në urgjencë sepse ishte shumë ftohtë dhe ishte stuhia më e madhe që kemi patur n New York perr shumë vite. Klipi është xhiruar dhe edituar nga “NEW GENIUS”.

TA: Si është pritur “Ende të dua” nga publiku shqiptar dhe i huaj?

Mirud: Për publikun shqiptar siç duket kënga është pritur shumë mirë dhe këte e tregon edhe fakti që kënga tashmë është edhe pjesë e “Top Awards”. Marrë video çdo ditë të fansave në Kosovë dhe Shqipëri, duke dëshmuar që kënga po dëgjohet në çdo vend për momentin dhe më bën shumë të lumtur. Brenda dy ditësh në “iTunes”, “Spotify”, “Amazon” kënga është dëgjuar 100,000 herë, vetëm në ato platforma, duke mos llogaritur “Youtube”. Edhe pse kënga ishte në shqip, në US arriti të ketë 79.000 “streams” të këngës brenda javës, duke bërë që kënga të pozicionohet në vendin e 33-të në “pop charts” edhe pse në shqip.

TA: Mendoni të vini me ndonjë bashkëpunim?

Mirud: Kam shumë artistë me të cilët do të doja të punoja. Ka shumë këngëtarë prej Kosovës dhe Shqipërisë që unë e kam ëndërr të bashkëpunoj por tani po fokusohem në këngët e mia “solo” pastaj do të shohim për ndonjë bashkëpunim. Në skenën ndërkombëtare jemi në biseda për një duet të mundshëm me Dulce Maria, e cila është pjesë e grupit RBD(Rebelde). Po vendosim detajet dhe bashkëpunimi pritet të jetë në gjuhën shqip në kombinim me gjuhën spanjolle, pasi këngëtarja është nga Meksika dhe menduam që do të ishte më së miri të bënim një duet ku edhe mund të shkëmbejmë pjesë të vogla të kulturave të të dy vendeve.

TA: Kishit menduar se do bëheshit pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit të “Ende te dua”?

Mirud: Në fakt kur mora lajmin që isha tashmë pjesë e “The Top List” nuk mund të besoja dhe hyra disa herë në “uebsajt”, të shihja në qoftë se është e vërtetë. Eshtë ëndërr e imja të kem “Ende Te Dua” në vendin e parë në “Top Awards” dhe pse jo një ditë të fitoj edhe ndonjë çmim.

TA: Një mesazh për të gjithë mbështetësit e tu…

Mirud: Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ju që më keni mbështetur dhe ju premtoj që nuk do ju zgjënjej. Gjithçka që unë bëj në muzikë, është për shkak të mbështetjes dhe dashurisë që të gjithë ju më jepni. Dua shumë të falenderoj, të madhen Elhaida Danin, që është inspirimi im.

https://www.youtube.com/watch?v=8fckvgX6oVY