Në muzikë, shpesh ndodh që një këngë e re të marrë një jetë të dytë përmes një interpretimi ndryshe, më të zhveshur, më të ndjerë dhe më pranë shpirtit të dëgjuesit. Kjo është pikërisht ajo që ka sjellë Mira Konçi me versionin remake të këngës “Më mbaj me vete”.

Ky version i ri vetëm me piano i jep asaj një dimension krejt tjetër emocional. Duke hequr dorë nga aranzhimet më të plota dhe duke u fokusuar në tingujt e thjeshtë të pianos, artistja krijon një atmosferë intime dhe reflektuese, ku çdo notë duket se merr frymë bashkë me tekstin.

Ky version vjen si një rrëfim më personal, ku vokali i artistes është në qendër të gjithçkaje. I pastër, i ndjerë dhe pa filtra të panevojshëm, interpretimi i saj e bën këngën të duket sikur po lind sërish, këtë herë më e brishtë, por edhe më e fuqishme emocionalisht. “Me mbaj me vete” sjell një përjetim të veçantë për çdo dëgjues.