E ftuar në podcastin “Flet” me Ilnisa Agollin, në Top Channel, ka qenë këngëtarja Gigliola Haveriku. Pak e dinë që në fakt ajo si profesion ka psikologjinë, por si është lidhja e këtyre dy anëve të saj? Gigliola na ka folur vetë më shumë…
Si është ky raporti jot mes muzikës dhe psokologjisë?
Kam qenë gjithmonë në një dyluftim mes dy profesioneve, lashë profesionin e parë për t’iu përkushtuar muzikës. Kam pasur momente që thoja a ka kam bërë zgjedhjen e duhur, pastaj ringrihesha dhe nuk kisha dyshime. Tani po i rikthehem sërish profesionit, po hap libra, po lexoj.
Nëse do përshkruaje një këngë, cila do të ishte ajo që do të ishte titulli i jetës tëde?
“Wicked Game” e Chris Isac është kënga e jetës sime. Pra është një këngë që i kushtohet vetes.
Si ka lindur lidhja jote me muzikën?
Kam ecur gjithmonë paralel me muzikën. Babi më ka rritur me muzikë shumë të mirë italiane.
Sa i vështirë është tregu muzikor shqiptar?
Tani nuk e mendoj më, e kam menduar dikur kur lufta ishin klikimet dhe ti mendon se duhet të përshtatesh. Në fakt nuk është ashtu. Artisti duhet të jetë i lirë dhe të jetë vetëvetja që të arrijë tek njerëzit, sepse ne energjinë e marrim tek njerëzit. Unë po nuk e pata ndjesinë brenda vetes, nuk e bëj një këngë. Ndaj janë dhe të rralla këngët që unë sjell, nuk janë shumë të shpeshta.
Ti je dhe një nënë e një vajze, sa e ndihmoi ajo artin tënd që të lulëzonte?
Artin e ngjyrosi, por ndihmoi Gigliolën. Ajo nuk e di akoma, por ajo më ka shpëtuar jetën. Më hapi një dimenson tjetër që nuk e njihja. Nëse e lidhim me muzikën, mëmësia e ka pasuruar atë. Nëse e lidhim me anën tjetër (psikologjinë), është një shtysë që unë t’i rikthehem profesionit tim dhe të kem dëshirë të transmetoj këtë gjë që tani di për veten, t’ia transmetoj edhe të tjerëve.