Filmi më i ri shqiptar “Guxim”, pati premierën e tij absolute më 5 Prill në Cineplexx TEG. Një natë e mbushur me yje, aktorë, por po ashtu dhe personazhe mjaft të njohur të showbiz-it. Një ndër të ftuarit ka qenë dhe këngëtari Endrik Beba, i cili zbuloi disa të pathëna…

Lidhur me filmin “Guxim”, Endrik Beba është shprehur:

Mua më pëlqejnë këto, Driloni i nxjerr në filmat e tij ato që unë pëlqej. Jam kurioz të shoh këtë bashkëpunim me Drilonin dhe Top Channel Films, jam i sigurt që do jetë një film i përmasave ndërkombëtare.

A do të mendonte të bënte një kolonë zanore për një film?

Kolonë zanore në një film do ishte diçka e bukur, edhe pse unë kam marrë pjesë dikur në 2013 në një film italian. E kam shijuar shumë si eksperiencë, por filmat shqiptarë janë shumë më të bukur. Ndoshta e gjej veten, kështu që ta shohim!

Po nga “BBV3”, kush të duket aktor më i mirë?

Që është aktor shumë i vështirë është pak e vështirë të them, por besoj Jetmiri, duket aktor tani.

Po ti sa aktor ishe aty brenda?

Unë isha 0 aktor, prandaj dola aq shpejt.

Unë sot kam ardhur si fans i filmave dhe jam shumë i sigurt që do e shijoj. Pastaj nëse kam një skenar edhe e bëj që të futem në një personazh, por që të futesh në personazhin e vetes tënde është shumë e vështirë.

Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.