Mentor Haziri rikthehet në “The Top List” pas disa muajsh mungesë. Projekti i tij “Dera e vjetër” e sjell atë në klasifikimin e kësaj jave.
Një rrëfim i ndjerë që të rrëmben zemrën që me dëgjimin e parë. Me një ndjeshmëri që e ka shndërruar në identitet artistik, Mentori rikthehet me një baladë që prek thellë ndjenjat dhe kujtimet.
Një derë e një dashurie të humbur, e një kohe që nuk kthehet më, por që vazhdon të jetojë brenda nesh. “Dera e Vjetër” ndërtohet mbi një atmosferë intime, ku zëri i Mentor Hazirit mbart peshën e çdo fjale.
Është e pamundur të qëndrosh indiferent para këtij projekti. Çdo varg duket si një kujtim i nxjerrë me kujdes nga sirtari i shpirtit.