Melinda i rikthehet stilit të saj karakteristik dhe fansat u lumturuan. Artistja ka ardhur së fundmi me projektin e saj të ri “40 Bars”, që na sjell ndërmend Melindën e dikurshme të hip-hopit, larg këngëve komerciale.
Skena e hip-hopit shqiptar është ndezur sërish me publikimin e projektit të ri të Melindës, “40 Bars”, një këngë që e vendos artisten në qendër të vëmendjes dhe tregon se ajo di si të rikthehet, me zhurmë, vetëbesim dhe energji. Projekti nuk është thjesht një këngë e re, është si një deklaratë personale e artistes, një rikujtim se Melinda mbetet një prej zërave më të fuqishëm në hip-hop.
Melinda mbetet besnike ndaj stilit të saj karakteristik që na kishte munguar paksa. “40 Bars” e pasuron këtë identitet të sajin më së miri, më të vendosur dhe më të drejtpërdrejtë.
Menjëherë pas publikimit, kënga ka ngjallur debate dhe komente të shumta. Fansat e kanë pritur me entuziazëm, ndërsa pjesa tjetër e publikut ka nisur të hulumtojë nëntekste dhe aludime.