Artistja e njohur Melinda Ademi, po vjen me albumin e saj të parë. Ajo ka njoftuar fansat se tashmë ka nisur me përgatitjet dhe së shpejti do të sjellë projektin e parë, i cili do të jetë në bashkëpunim. Melinda thekson se ky album do të pasqyrojë kush është dhe një anë tjetër që do ta njihni edhe më mirë.

“Për të gjithë fansat e mi, albumi im po vjen.

Në vitin 2018, isha duke jetuar në Yonkers, NY, ku bëra hapin e besimit ndaj vetes dhe bëra dy valixhe për të vazhduar karrierën time muzikore në Kosovë.

Ishte vendimi më i mirë i jetës time, sot, 6 vjet më vonë, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se unë jam duke incizuar – realizuar albumin tim të parë në studio me Redbox Entertainment.

Ky album do të pasqyrojë se kush jam unë, Melinda e patrembur dhe argëtuese, e mbushur me zemër, dhe anën e Melindës që ju edhe më shumë do ta njihni. Jam shumë e emocionuar që po punoj në këto koleksione këngësh, me shumë artistë të jashtëzakonshëm që unë i respektoj shumë.
Këngën e parë nga albumi do ta publikoj këto ditë e cila do të quhet ‘Eci’ në bashkëpunim me Lumi B…

Ky album do të jetë puna ime më e mirë deri më tani dhe mezi pres që të gjithë ta dëgjoni. Albumi do lançohet në kanalin tim i cili menaxhohet nga ONIMA.

Për fansat dhe mbështetësit e mi, kjo do të jetë e gjitha për ju.

Me dashuri, Melinda Ademi”.