Padyshim që MatoLale është një nga reperët më të talentuar në tregun muzikor shqiptar. Këtë ai e ka vërtetuar edhe me projektin e tij të fundit, titulluar “E Fundit”, ku edhe njëherë vërteton stilin e tij mjaft të veçantë të krijmtarisë muzikore.

Një këngë ndarjeje dhe pak vuajtjesh, që të jep ndjesi melankolie. Nëse jeni lënduar nga dashuria, duket se Mato ‘jua ka gjetur telat’ me këtë projekt.

Artisti ka një stil shumë të veçantë të të bërit rap dhe pikërisht nga kjo arriti të fitojë shumë shpejt famë. Nëse dikur Mato publikonte këngë disi më ‘mainstream’, kjo gjë po ndryshon dita-ditës.

Gjithnjë e më tepër ai po na tregon se është një romantik i lindur. Megjithatë, “E fundit” e Matos nuk ka arritur një pozicion mjaft të kënaqshëm për këtë javë, duke mbyllur kështi Top 100.