Marsela Cibukaj ka risjellë në jetë një prej këngëve më të bukura të vitit 1991, e cila ende vazhdon të të emocionojë se herë që e dëgjon.
Ka qënë pikërisht Ardit Gjebra, i cili ka fituar edhe cmimin e parë me këtë projekt, i cili përshkruante vuajtjen e të gjithë atyre që morën rrugën drejt emigrimit.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Marsela zbulon se kjo këngë është gjithashtu një dedikim edhe për familjën e saj, e cila ka emigruar drejt Italisë.
Ja cfarë shkruan Marsela në postimin e saj: “Ishte viti 1991 muzika, teksti dhe interpretimi i jashtëzakonshem i kësaj kënge epike fotografoi përgjithmonë historinë e vujtuar të një populli. Mijëra shqiptarë ashtu si unë shohin në këtë këngë udhëtimin e tyre. Mijëra shqiptarë që sot janë me gjithë foshnjet nepër botë. Një privilegj i madh për mua të re-interpretoj një këngë me kaq peshë historike dhe artistike pothuajse 30 vite më vonë.Falenderoj për këtë dhuratë të çmuar Ardit Gjebrea“.
“Dedikoj këtë interpretim familjes time dhe të gjithëve ju që mbushët zemrën me ëndrra dhe me shpresa dhe ikët larg“, përfundon Marsela.
Publiku shqiptar e ka sugjeruar pafund që kjo këngë të bëhet pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, e cila pozicionohet menjëherë në vendin e 49-të.
Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Instagramit, se cili ishte versioni i preferuar i publikut, 60% ka zgjedhur Ardit Gjebrean dhe 40% kanë zgjedhur Marsela Cibukaj.