Majk ka publikuar pak ditë më parë projektin e tij të ri muzikor. Kënga e tij e radhës mban titullin “Temelin” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. 

“Temelin” e sjell artistin me një frymë të re dhe verore në listë. Pa më të voglin dyshim mund të themi që Majk solli një nga hitet e këtij sezoni.

Megjithatë, klipi është po ashtu aq i veçantë. Artisti vjen me disa nota orienti, me kërcimtare belly dancer, si dhe… me tapete.

Epo ç’të themi më shumë, vetëm Majk mund të vinte me një ide të tillë dhe që të ngjasojë kaq bukur. “Temelin” aktualisht pozicionohet në vend të 97-të të listës.