Luiz Ejlli vjen sërish në klasifikimin e “The Top List”. “Ika” është projekti që e sjell atë këtë javë në listë.

“Ika”, një titull që të sjell në mendje një baladë, por kënga është më shumë se kaq. Një rrëfim emocional por larg të zakonshmes që dëgjojmë shpesh, përkundrazi një këngë plot ritëm.

Kënga “Ika” nga Luiz Ejlli është një nga projektet më të ndjera të artistit, që vjen si një reflektim i fortë emocional mbi largimin, dashurinë dhe lamtumirën. Me një melodi interesante dhe një tekst të sinqertë, kënga prek zemrat e dëgjuesve dhe tregon një histori që shumëkush mund ta ndiejë si personale.

Luizi, i cili u rikthye fuqishëm në vëmendjen e publikut pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ka treguar edhe një herë se di si të shprehë ndjenjat përmes muzikës. “Ika” nuk është vetëm një këngë, por një rrëfim i brendshëm për momentet kur largimi është i vetmja zgjidhje, edhe pse me dhimbje.

Që në titull, fjala “Ika” bart me vete një peshë të madhe, aktin e largimit jo si çlirim, por si nevojë e dhimbshme që lë pas boshllëk dhe kujtime. Por me këtë hyrje të re të javës, kemi dhe një largim të një tjetër projekti. Bashkëpunimi i Luizit me Lindon Berishën, “Ëndërr”, i ka lënë vendin “Ika”, që pritet të jetë një hit këtë verë.