Ka kaluar më shumë se një vit që nga publikimi i saj i fundit muzikor por duket se Luana di mirë se kur dhe si duhet t’i ngrejë akoma më shumë temperaturat.
Rreth dy javë më parë, moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Benzina”.
Në klipin e kësaj kënge, Luana ka ardhur më në formë se kurrë, tepër sensuale dhe me ritme verore.
Ka qënë ky projekt muzikor që për herë të parë e ka bërë këngëtaren pjesë të klasifikimit të “The Top List”. Duket se fansat e Luanës, kanë bërë sugjerime pafund në topawards.top-channel.tv që kënga e saj të bëhej pjesë e listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Gjatë kësaj jave “Benzina” qëndron në vendin e 50-të, se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë të dielën në mesditë në programin “The Top List” në Top Channel.