“AG Show” është një spektakël i ri televiziv në ekranin e Top Channel, i krijuar dhe moderuar nga këngëtarja e njohur Aurela Gaçe. Ky program shënon një hap të ri në karrierën e saj, duke e pozicionuar atë si prezantuese dhe krijuese të një formati që bashkon muzikën, humorin dhe energjinë e saj të veçantë.

Një moment prekës dhe plot emocion u përjetua në skenën e spektaklit të djeshëm, ku për herë të parë, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori interpretoi këngën e të atit, duke lënë pa fjalë publikun. Kaltrina Kondi solli jo vetëm zërin, por edhe shpirtin e muzikës që Dr. Flori ka lënë pas. Interpretimi i saj i dha jetë një kujtimi të paharruar, duke prekur zemrat e të gjithëve në sallë.