Lorenc Hasrama është një tjetër artist, me talentin e të cilit jemi njohur në “The Voice of Albania 5”. Ai ka nisur të merret me muzikë që prej moshës 15-vjeçare dhe pasioni për muzikën tashmë është shndërruar në një profesion, ku Lorenci performon në klube nate të ndryshme në vend.
19-vjeçari nga Tirana ka vetëm 2 javë që ka prezantuar projektin e tij të parë muzikor, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ku falë votave, kënga me titull “Skam vend per ty” është bërë pjesë e listës.
I kontaktuar nga “Top Awards”, Lorenci ka folur më shumë për këtë projekt si edhe për emocionet e të qënurit në listën zyrtare të “Top Awards”.
TA: Si e përshkruan eksperiencën tënde në “The Voice”?
Lorenc: Eksperienca në “The Voice” ishte një ëndërr me plotë kuptimin e fjalës…ku çdo ditë kishte emocione të papërshkrueshme.
TA: Mendon se ky spektakël të ka ndihmuar në karrierën tënde si muzikant?
Lorenc: Padyshim që po, “The Voice” është arsyeja përse kam ecur përpara.
TA: A është ky projekti juaj i parë muzikor? Cilët janë bashkëpunëtorët e tu?
Lorenc: Po, është projekti i parë. Kënga është e orkestruar nga kolegët e mi, Ervis Caushi dhe Shkëlqim Dule. Për tekstin më ka ndihmuar këngtarja dhe mikja ime Filloreta Raci (Fifi)
TA: Për çfarë flet kënga? A është ajo një dedikim personal për dikë?
Lorenc: Kënga flet për një histori dashurie, është thjesht një baladë, nuk është personale.
TA: Jeni pjesë e klasifikimit të “The Top List”, si ndiheni për këtë?
Lorenc: Se di, thjesht shpresoj që pse jo të jem edhe pjesë e natës së madhe… është nder dhe emocion i veçantë.
TA: Do keni projekte të reja për këtë verë?
Lorenc: Po, pres që brenda një muaji të publikoj këngën time të re
TA: Një premtim për fansat që ta kanë votuar?
Lorenc: Do vazhdoj të jem i njëjti Lorenc që ju deshët.