LLOCH vjen për herë të parë në “The Top List” në klasifikimin e kësaj jave. Artisti vjen fuqishëm me projektin më të ri muzikor, “Anasjelltas”, një këngë që sjell energji, ritëm dhe një qasje ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të dëgjojë.

Me një kombinim të tingujve modernë dhe një interpretim plot karakter, “Anasjelltas” premton të jetë një nga projektet që do të tërheqë vëmendjen në skenën muzikore. Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip dinamik, ku estetika bashkëkohore dhe atmosfera vizuale i japin një dimension tjetër projektit.

LLOCH vazhdon të eksperimentojë me stilin e tij artistik, duke sjellë një këngë që nxeh edhe më shumë temperaturat. “Anasjelltas” pritet të jetë një nga këngët që do të dëgjohet më shumë gjatë kësaj periudhe.