Ndërkohë që Elvana Gjata po shijon suksesin e debutimit të saj në tregun ndërkombëtar, fansat nuk heqin dorë nga projektet e saj shqiptare, duke vazhduar ende të votojnë.
“Lejla”, bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës me 2PO2 dhe Capital T, ka arritur të jetë pjesë e klasifikimit për një vit rresht. E publikuar tetorin e vitit të kaluar, kjo këngë ka mundur t’i mbijetojë konkurrencës së prurjeve të reja që ky vit ka patur.
Kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për herë të parë më 30 Tetor 2016, ku për 4 javë ka qënë në krye të listës zyrtare të “Top Awards”.
Edhe pse të tre artistës që kanë bashkëpunuar për këtë projekt kanë publikuar këngë të tjera gjatë këtij viti, duket se ata kanë goditur në shenjë me “Lejla” duke e shndërruar në këngën me të preferuar të këtij viti. Gjatë kësaj jave, “Lejla” pozicionohet në vendin e 38-të.
Elvana Gjata është gjithashtu pjesë e klasifikimit edhe me “Forever Is Over”, këngë e cila për 18 javë qëndron në listë, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 29-të.