Jemi në javën e 88-të të klasifikimit të “The Top List”, ku që prej fillimit të kësaj renditjeje muzikore shumë projekte kanë mundur të thyejnë rekord, duke qëndruar më gjatë në listën zyrtare të “Top Awards”.
“Lejla” dhe “Stoli i Trendafilave janë dy projektet muzikore që kanë qëndruar më gjatë në “The Top List”.
Bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2Po2, prej 44 javësh qëndron në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke i rezistuar konkurrencës së prurjeve te reja.
E publikuar tetorin e vitit të kaluar, kjo këngë ka mundur të renditet në krye të listës së “Top Awards”, për 4 javë rresht. Gjatë kësaj jave, ky projekt muzikor pozicionohet në vendin e 40-të.
“Stoli i Trendafilave”, është një tjetër projekt muzikor që për një kohë të gjatë është pjesë e klasifikimit të “The Top List”.
Pavarësisht se Alban Skënderaj ka ardhur me tre projekte të tjera muzikore që pas publikimit të “Soli i Trendafilave”, duket se fansat ende dëgjojnë edhe e votojnë atë, edhe pse kanë kaluar 9 muaj që nga data e publikimit.
Kjo këngë, e cila është publikuar gjithashtu tetorin e vitit të kaluar, ka 42 javë që qëndron në Top Listën. Për këtë javë, “Stoli i Trendafilave” mban vendin e 33-të, duke humbur një pozicion nga java e kaluar.