Ai është një ndër artistët që ka më shumë këngë në klasifikimin e “The Top List”,  me 5 këngë në total, dy projekte “solo” dhe tre bashkëpunime.

“A jena mire”, “Kings”, “Hip Hop”, “Nuk ma la” dhe “Beautiful” prej shumë javësh qëndrojnë në klasifikim, duke i mbijetuar konkurrencës së prurjeve të reja.

“A jena mirë”, projekti që është publikuar në fund të muajit tetor prej 15 javësh qëndron në “The Top List” dhe për këtë javë është ngjitur me 10 pozicione, duke u renditur në vendin e 17-të.

“Kings” është një tjetër këngë “solo” e këngëtarit të suksesshëm që prej 25 javësh është pjesë e listës zyrtare pavarësisht së këtë javë ka pësuar një rënie me 1 pozicion, duke zënë vendin e 35-të të Top Listës.

Bashkëpunimi i tij me Mc Kresha dhe Lyrical Son vazhdon gjithashtu të jetë në këtë klasifikim edhe pse kanë kaluar 7 muaj që nga data e publikimit. Për këtë javë ky bashkëpunim është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e 34-t.

Ndërsa dy bashkëpunimet me Flori Mumajesin, “Nuk ma la” dhe “Beautiful” kanë 30 javë që qëndrojnë në listë dhe gjatë kësaj javë pozicionohen përkatësisht në vendin e 38-të dhe 39-të.