Ajo çfarë ka ngritur shumë aludime kohët e fundit ishte mungesa e Ledri Vulës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe fakti që nuk e shoqëroi partneren e tij, Sara Hoxhën në tapetin e kuq, duke menduar kështu se ndoshta Ledri nuk ka qenë dakord për pjesëmarrjen e Sarës në film dhe për skenat e puthjes me aktorin Roerd Toçe. Sara është shprehur deri më tani se nuk është aspak e vërtetë dhe se Ledri e ka mbështetur në këtë projekt, por së fundmi ka dashur të mos diskutohet më kjo temë.

Edhe pse ditëve të fundit disa portale online e kanë bërë zyrtare ndarjen e tyre, për shkak të rrëfimeve të ndonjë personi në shoqërinë e tyre, akoma nuk ka ardhur një reagim nga asnjëri prej tyre. Pak ditë më parë Ledri ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Paranormal”, e cila është një këngë ritmike dhe aspak dramatike.

Kjo këngë, e cila ka ardhur e shoqëruar me një videoklip mjaft interesant, është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar. Po një detaj nuk iu ka shpëtuar fansave, nga teksti i Ledrit, në të cilin thotë: “Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahem” dhe sigurisht që të gjithë aludojnë se kjo frazë e këngës i referohet Sarës.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Instagramit të Ledrit, vijojnë të ketë komente të pafundme, të cilët aludojnë se e gjithë historia e ndarjes së çiftit është thjesht për vëmendje. Megjithatë, të vërtetën e di vetëm Ledri dhe Sara dhe ata do të vendosin se kur do të flasin publikisht për këtë gjë.

“Paranormal” e ka renditur reperin në vend të 34-të për këtë javë. Në fakt, pak më poshtë nga sa jemi mësuar të shohim një projekt të ri të Ledrit në renditje.