“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

E teksa keni dëgjuar rrëfimet e Arilena Arës, Ylli Limanit, Ronela Hajatit, Eugent Bushpepës, Capital T, Besa Kokëdhimës, Alban Skënderaj, Soni Malaj një tjetër artist pritet që të performojë dhe të rrëfehet këtë të shtunë. Bëhet fjalë për një ndër reperët më të mirë dhe ‘veteran’ i fushës, Ledri Vula.

Artisti do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është vetë babai i një vogëlusheje.

Një emision që na ka mbajtur gozhduar para ekranit, na ka bërë të njohim një tjetër anë të artistëve tanë të dashur dhe të dëgjojmë hitet e tyre më në zë. E deri tani nuk jemi zhgënjyer aspak me përzgjedhjen e tyre. Na mbetet të presim dhe pak që të mësojmë se cilët do të jenë artistët e ardhshëm.