Ledri Vula është pjesë e “The Top List” me 6 projekte muzikore, duke u bërë kështu një nga artistët që ka më shumë këngë në klasifikim. Kjo javë ka rezultuar tepër e suksesshme për artistin, këngët e të cilit janë votuar shumë, duke e ngjitur Ledrin sa më në majë te klasifikimit. Ndërkohë që të gjitha këngët e tij janë ngjitur, bashkëpunimi  me Flori Mumajesin ku  ai është i ftuar, “Beautiful”, nuk ka patur të njëjtin fat, pasi ai ka humbur 5 pozicione këtë javë.

“A jena mire” ka rreth 4 muaj që ka dalë në treg dhe është një nga produksionet më të pëlqyera të Ledri Vulës momentalisht. Prej 17 javësh, kjo këngë është pjesë e klasifikimit, ku për këtë javë është ngjitur me 9 pozicione, duke zënë vendin e 8-të.

“Kings” është një nga këngët që i ka qëndruar gjatë në klasifikimin e “Top Awards”, ekzaktësisht prej 27 javësh, duke u pozicionuar në vende tepër të rëndësishme, madje duke zënë edhe edhe kreun e listës. Për këtë javë, “Kings” është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 22-të.

“Nuk ma la” bashkëpunimi i Ledrit me Florin, i publikuar rreth 32 javë më parë, vazhdon ende të pëlqehet nga fansat, pasi për këtë javë kjo këngë është ngjitur me 2 pozicione, duke u renditur në vendin e 28-të.

“Hip Hop”, bashkëpunimi i treshes MC Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vulës, është një tjetër këngë që është votuar shumë gjatë kësaj jave. Ajo është ngjitur me 13 pozicione, duke u renditur në vendin e 23-të.

“Krejt shokt e mi” është prurja më e re e Ledrit në bashkëpunim me Lumi B. Ky projekt muzikor, i cili ka vetëm një javë që ka dalë në treg, është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit, duke u pozicionuar në vendin e 41.