Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur.

Projekti më i fundit muzikor nga Ledri Vula ishte në fakt një surprizë shumë e madhe për ndjekësit e tij, pasi në videoklipin e këngës ishte protagoniste Sara. Dhe duhet thënë se kimia e dashuria e tyre ishte ‘qershia mbi tortë’ e një projekti të suksesshëm si “Gjendja”.

Ditën e sotme, Ledri feston ditëlindjen e tij dhe mbush plot 37 vjeç. E para që i ka dedikuar një postim reperit nga momenti i fryrjes së qirinjve teksa i këndon këngën e ditëlindjes në orën 12 ka qenë ashtu si dhe ju mund ta mendoni, partnerja e tij Sara Hoxha.

“Gjendja”, projekti i ri i Ledrit ka arritur që të rrëmbejë vendin e parë të ”The Top List”, edhe pse ende një hyrje e re. E ku ka më mirë se të festosh ditëlindjen me suksese?! Happy Birthday Ledri!