Vetëm pak javë më parë Ledri Vula publikoi projektin e tij “Monaco”. E mesa duket kjo këngë e tij ka rezultuar në një hit të padiskutueshëm.

Ledri me “Monaco” ka arritur që për këtë javë të pozicionohet në krye të “The Top List”. Duket se kënga u prit shumë mirë nga publiku të cilët e kanë votuar më së shumti duke lënë pas shumë artistë e projekte të tjera.

E fundja nuk kishim si të prisnim ndryshe nga artisti. “Monaco” ka ritme që të mbesin gjatë në memorie dhe që padyshim do të na shoqërojnë gjatë.