Kida është padyshim një nga artistet më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar. Rrugëtimi i sajnë Top Awards nisi me “Premtimet”, një bashkëpunim me Mozzik dhe sot është në klasifikim me “Ike”. Po ju sjellim në kujtesë disa nga këngët e saj më të mira ndër vite në “The Top List” dhe si ka ndryshuar Kida me kalimin e kohës…
1.”Premtimet”
Performanca e Kidës dhe Mozzik në “Top Music Awards” ka qënë një ndër më të bukurat në atë kohë. Dyshja ngriti në këmbë publikun e Pallatit të Kongreseve, me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor “Premtimet”. Pavarësisht se të dy ishin artistë të rinj në treg, duket se Mozzik ishte pikërisht ai që e mbështeti Kidën, duke e ftuar në një bashkëpunim dhe që u shndërrua në hitin e asaj vere.
2. “PP”
Pas shkëputjes nga shtëpia diskografike e “On Records”, dyshja i është rikthyer jo vetëm miqësisë por edhe bashkëpunimeve në fushën profesionale. “PP” (Paranoja/Pishmon) është kënga që ka bërë Kidën dhe Mozzik bashkë dhe që menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar.
3. “Tela”
Padyshim që “Tela”, bashkëpunimi i Kidës me Ermal Fejzullahun na preku telat e zemrës. Një këngë romantike në dukje, por shumë ritmike gjithashtu. Mund të themi se “Tela” ishte ndoshta projekti që erdhi më sipas stilit të saj dhe mbase dhe Ermali i përshtatej më së shumti.
4. “Dale”
“Dale”, bashkëpunimi mes Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës rezultoi pa frikë si projekti më i mirë i verës. Kjo këngë arriti të qendronte më së shumti në fron dhe ishte më e pëlqyera e sezonit. Jo vetëm kaq por “Dale” është rikthyer sërish në Top 5 këtë javë.
5. “Dinero”
Kida ka publikuar këngën e saj të titulluar “Dinero”, e cila përkthehet “lek”. Megjithatë, Kida ka sjellë me këtë këngë një stil më ndryshe të sajin, nga sa e kemi parë shumicën e kohës. Ky stil i ri i këngëtares është kritikuar shumë nga fansat dhe shumica e tyre janë treguar skeptikë.