Pak ditë më parë, artistja Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga teksti i këngës që do pritej të publikohej në bashkëpunim me Marselin. Menjëherë pas lançimit ajo preku zemrat e të dashuruarve. Projekti është shoqëruar së bashku me videoklip dhe titulli i këngës është “Shikimet”.

Marseli është një emër i njohur në muzikë. Ai ka vite që ka nisur karrierën e tij si këngëtar. Fama e tij nisi në vitin 2010 në bashkëpunimin me Aurela Gaçen dhe Dr. Florin në “Origjinale”. Pas dy vitesh ai bashkëpunon me Bruna dhe Dafi Derti për të sjellë “I Love You Baby”. 

Po në vitin 2012, vjen “Delisia”, në bashkëpunim me Sergio. Viti 2013 solli mjaft projekte të reja për Marselin, duke përmendur “Romano Cigano”, “Sa Si Unë Dashuron”, “Veç Ty Të Du”. Marsel ka sjellë disa bashkëpunime me Sabianin, si “Pa Titull”, “Lozonjare”, “Show Biz”, “Nejen Kallim”, “Sta Fali”, “Dridhe”, “Do Vdisja Për Ty”, “Ta Ceki Buzën”, “Krejt Shqipet”, apo “Për Ty Dashni”.

Në repertorin e tij numërohen gjithashtu këngë si “Senorita”, “Muzikën Ton Kërceni”, “Dopio 6”, “Diamant”, “Biondina”, “Ça Me Bo”, “Hit Hit”, “Aktore”, “Si Bomba”, “Amen Duj”, “Whiskey”, “Bobat”, “Motra Ime”, “Megalluks”, “Ca M’bone”, apo “Def”. Projekti i Ronela Hajatit dhe Marselit, “Shikimet”, bëri që ky i fundit të hynte për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.