Lil Don është një nga artistët më të rinj që i bashkohet listës së Top Awards. Ai ka sjellë projektin e tij me Buta, “100”, që ka hyrë këtë javë në klasifikim dhe që e sjell për herë Lil Don në listë. Le të njihemi pak më shumë me këtë artist…

Edon Kastrati apo siç njihet për publikun me emrin e artit Lil Don, është një këngëtar shumë i ri në moshë, por që e ka me shumë pasion dhe vullnet këtë art. Edoni lindi në Tiranë dhe pas disa vitesh kur familja e tij u shpërngul në Kosovë, së bashku me ta filluan një jetë të re në qytetin e Gjilanit.

Që në moshën 8 vjeçare tek Edoni spikati dashuria për artin dhe muzikën, në veçanti. Që nga ajo kohë e deri më tani nuk ka rreshtur së dashuri muzikën. Edhe pse njihet më shumë si këngëtar i muzikës Rap & Hip Hop, vlen të theksohet se këndon edhe zhanre të tjera muzikore.